Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-05-2017

Trajnimi praktik në Odën e Avokatëve të Kosovës

Më 10 maj 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, ka mbajtur trajnimin e radhës për prokurorët e sapoemëruar në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte t’i informoj prokurorët e sapoemëruar rreth formave të organizimit të brendshëm dhe funksionimit të Odës së Avokatëve të Kosovës si një organizatë e pavarur me karakter publik.

Fillimisht, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, prezantoi bartësit e detyrave në administratës së Odës së Avokatëve të Kosovës, duke takuar secilin, me ç ‘rast diskutuan dhe prezantuan funksionet dhe detyrat që kryejnë.

Më tej, trajnimi vazhdoi në qendrën trajnuese për avokatë, me ç’ rast u trajtua legjislacioni/baza juridike e krijimit dhe funksionimit, organet dhe degët regjionale si dhe kompetencat e Këshillit Drejtues dhe të Kryetarit të Odës së Avokatëve. Po ashtu, u elaborua roli dhe funksionimi i Qendrës Trajnuese për avokatë si dhe programet trajnuese që ajo ofron.

Prokurorët e sapoemëruar, në pjesën e fundit të trajnimit, u ndanë në grupe punuese, dhe punuan në një rast praktik nga Etika Profesionale.

Trajnimi ishte interaktiv, me ç’ rast nga prokurorët e sapoemëruar u ngritën diskutime dhe u parashtruan pyetje lidhur me çështjet e interesit të përbashkët.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar, gjenerata e VI e PTF-së.

Shpërndaje :