Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-05-2017

Trajnimi praktik në Shërbimin Sprovues të Kosovës

Më 17 maj 2017, në kuadër të trajnimeve praktike në institucionet jo-gjyqësore, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Shërbimin Sprovues të Kosovës, ka realizuar trajnimin për prokurorët e sapoemëruar për këtë institucion.

Qëllimi i trajnimit konsistonte në faktin që prokurorët e sapoemëruar të thellojnë njohuritë e tyre lidhur me mandatin, strukturën organizative dhe punën praktike që zhvillon Shërbimi Sprovues i Kosovës.

Zyrtarë të deleguar nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, fillimisht paraqitën një historik të shkurtër të krijimit dhe zhvillimit të SHSK-së, kornizën ligjore mbi bazën e të cilës ata ushtrojnë mandatin e tyre, dhe strukturën organizative, duke përfshirë rolin dhe organizimin e Drejtorisë Qendrore dhe Zyrave Regjionale të SHSK-së. Më tej u paraqitën statistika të lëndëve të përpunuara nga SHSK në përgjithësi, duke trajtuar aspekte krahasuese, për kategoritë të ndryshme, gjatë viteve të fundit. Po ashtu, në kuadër të këtij trajnimi u shtjellua bashkëpunimi aktual i SHSK-së me prokuroritë dhe institucionet tjera, me ç’ rast prokurorët e sapoemëruar, bashkërisht me zyrtarët e SHSK-së, diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit reciprok në të ardhmen.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të gjeneratës së VI të PTF-së.

Shpërndaje :