Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-06-2017

Hetimi financiar

Më 29-30 qershor 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtarë në Drejtësinë Penale”, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga Rrjeti i Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor, ka realizuar punëtorinë me temë “Hetimi financiar”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të ndihmoj pjesëmarrësit në identifikimin e treguesve kryesor për një proces më efikas të hetimit financiar, të zbatojnë drejt legjislacionin ekzistues, të interpretojnë drejt procedurën e hetimeve te veprat penale me element të krimit financiar si dhe të mbështesë unifikimin e praktikës gjyqësore.

Fokusi primar i kësaj punëtorie ishte trajtimi i sfidave me të cilat duhet ballafaquar gjatë gjurmimit, menaxhimit dhe rikuperimit të të ardhurave ose pasurive të tjera që kanë të bëjnë me krimin, si në nivel kombëtar po ashtu edhe atë ndërkufitar.

Gjithashtu, janë trajtuar çështjet lidhur me përdorimin e informatave të inteligjencës për identifikimin e mjeteve që ndërlidhen me asetet, luftimi dhe masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit si dhe me theks të veçantë rikuperimi i aseteve nga perspektiva e zbatuesve të ligjit.

Punëtoria ishte e karakterit interaktiv dhe e shoqëruar me raste nga praktika gjyqësore si dhe punës në grupe të pjesëmarrësve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorë nga të gjitha nivelet, zyrtarë nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Njësia e Intelegjencës Financiare.

 

Shpërndaje :