Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-06-2017

Gjykimi i të miturve dhe madhorëve në një proces gjyqësor

Më 30 qershor 2017 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF-in ka realizuar trajnimin me temë “Gjykimi i të miturve dhe madhorëve në një proces gjyqësor“.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me infrastrukturën ligjore për procedurën që duhet zbatuar në rastet kur të miturit në bashkëpunim me madhorin kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ky trajnim, trajtoj çështjen e gjykimit të të miturve dhe madhorëve, kur në bashkëkryerje, ndihmë apo shtytje kanë kryer vepra të ndryshme penale meqë në praktikë ka mjaftë raste kur të miturit kryejnë vepra penale së bashku me persona madhor. Gjithanshëm është trajtuar procedura ndaj të miturit e cila nuk është identike me procedurën ndaj personave madhor, e cila përveç tjerash është urgjente dhe në të cilën marrin pjesë persona dhe institucione që nuk marrin pjesë në procedurën ndaj madhorëve.

Gjatë trajnimit vëmendje iu kushtua edhe rasteve të ndarjes së procedurës, si dhe problemeve tjera të cilat shfaqen në praktikë.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

 

Shpërndaje :