Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-09-2017

Kompensimi i dëmit jo material

Me 19 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, realizoi trajnimin me temë “Kompensimi i dëmit jo material”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me kompensimin e dëmit jo material.

Në pjesën e parë të trajnimit u trajtuan çështjet që lidhen me bazat e përgjegjësisë për dëmin jo material dhe kriteret për përcaktimin e dëmit jo material, ndërsa në pjesën e dytë u trajtua shpërblimi i dëmit jo material.

Gjate trajnimit janë trajtuar qartë institutet juridike në lëmin e përmendur dhe pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit ishin në gjendje që të interpretojnë drejt dispozitat lidhur me përgjegjësinë dhe format e dëmit jo-material, të vlerësojnë kriteret për përcaktimin e dëmit jo-material, dhe të zbatojnë drejtë dispozitat për lartësinë për shpërblimin e dëmit jo-material.

Metodologjia e trajnimi ishte e kombinuar, duke përfshirë shpjegime teorike, të përcjella me shembuj praktik, ku secili nga pjesëmarrësit ka qenë aktiv gjatë gjithë kohës së trajnimit, për të arritur në tërësi objektivat e këtij trajnimi.

Në trajnim kanë dominuar rastet lidhur me bazat e përgjegjësisë për dëmin jo material dhe kriteret për përcaktimin e dëmit jo material.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë të gjykatave themelore Departamenti i Përgjithshëm - divizioni civil.

 

Shpërndaje :