Më 12 tetor 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, organizon punëtorinë e dytë me temë “Barazia gjinore në procedurë gjyqësore - Analiza e Vendimeve Gjyqësore”.
Në kuadër të kësaj punëtorie do të prezantohet: Prezantimi i analizës së vendimeve gjyqësore; Prezantimi i të gjeturave dhe rekomandimeve. Diskutim i hapur në lidhje me nevojat për hartimin e një manuali / doracaku me forma / shabllone të aktvendimeve dhe aktgjykimeve dhe në fund të punëtorisë do të prezantohen Konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga kjo punëtori.
Përfitues të këtij trajnim janë: gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit, përfaqësues nga Agjencioni për barazi gjinore, si dhe përfaqësues nga Fakulteti Juridik.
12-10-2017