Më 15 nëntor 2017, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Të drejtat e pronësisë intelektuale - të drejtat e autorit”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Kuptimi i të drejtave të autorit dhe autorizimet e titullarit të së drejtës; Mbrojtja juridike në aspektin civil dhe penal; Mbrojtja alternative e të drejtave të autorit – shoqatat profesionale; Procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtës së autorit; Kontrata për bartjen e të drejtës së autorit.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Departamenti për Çështje Ekonomike, gjyqtarët dhe prokurorët nga lëmia penale.
15-11-2017