Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-11-2017

Tryezë e rrumbullakët - Trajtimi i dilemave në Ligin për Konfliktet Administrative

Më 17 -18  nëntor  2017,  Akademia e Drejtësisë në  bashkëpunim me GIZ organizon Tryezën e rrumbullakët  me  temë “Trajtimi i dilemave në Ligin për Konfliktet Administrative”.

Në kuadër të kësaj tryeze do të  prezantohet:  Trajtimi i dilemave që janë paraqitur në praktikë gjatë zbatimit të dispozitave të Ligjit për Konfliktet Administrative; Çështjet aktuale nga praktika dhe nevoja e harmonizimit të ligjeve materiale me Ligjin për konfliktet administrative; Propozimet përfundimtare për plotësimin e ligjit aktual për konfliktet administrative.

Përfitues të  këtij trajnimi janë:  Gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe profesionistë tjerë nga fusha administrative.

Shpërndaje :