Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-10-2017

Kongresi Ndërkombëtarë për Arsimimin Ligjor

Nga data 4 deri 6 tetor 2017, në Stamboll është mbajtur Kongresi Ndërkombëtar i "Arsimimit Ligjor" i organizuar nga Akademia e Drejtësisë e Turqisë, në të cilin ka marrë edhe Akademia e Drejtësisë si institucion i cili merret me trajnime në fushën gjyqësore.

Në këtë kongres kanë marrë pjesë, përfaqësues të institucioneve të trajnimit gjyqësor, gjyqtarë dhe prokurorë, dekanë, akademikë dhe studentë nga vende të ndryshme të Evropës dhe Azisë.

Referuesit u ndalën veçanërisht në zhvillimin e arsimimit ligjor në periudha të ndryshme historike, situatën aktuale të arsimimit ligjor në sisteme të ndryshme në botë, ku u prezantuan arritjet dhe sfidat në fushën e arsimimit ligjor qoftë në pjesën akademike e cila realizohet nga institucionet e arsimit, apo edhe pjesën praktike e cila në pjesën më të madhe të vendeve realizohet nga institucionet që merren me trajnimin gjyqësor.

Pjesë e zhvillimeve në kongres ishte organizimi i tryezës së diskutimeve në të cilën kanë marrë pjesë institucionet e trajnimit gjyqësor ku janë prezantuar zhvillimet aktuale, sfidat si dhe janë dhënë rekomandime të ndryshme për avancimin e punës së institucioneve që organizojnë trajnimin gjyqësor.     

Shpërndaje :