Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-04-2018

Veprat penale kundër integritetit seksual

Më 10 prill 2018, Akademia e Drejtësisë, me mbështetje të GIZ-it, organizoi trajnimin me temë “Veprat penale kundër integritetit seksual”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve, lidhur me veprat penale kundër integritetit seksual sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Fillimisht në trajnim u trajtuan veprat penale kundër integritetit seksual të përcaktuara në Kapitullin XX  të Kodit Penal të Kosovës, me theks të veçantë u analizuan format e paraqitjes së dhunimit dhe veprave të ngjashme lidhur me integritetin seksual.

Po ashtu, gjatë trajnimit vëmendje iu kushtua elementeve dhe karakteristikave të veprave penale kundër integritetit seksual të fëmijëve, me ç ‘rast u paraqiten raste nga praktika, përmes të cilave u shtjelluan sfidat që po përballem gjyqtarët dhe prokurorët.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :