Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-04-2018

Punëtori për diskutimin dhe hartimin e akteve normative, strategjike dhe kurrikulave trajnuese të Akademisë së Drejtësisë

Nga data 24-27 prill 2018, Akademia e Drejtësisë ka realizuar punëtorinë me temë: “Diskutimi dhe hartimi i akteve normative, strategjike dhe kurrikulave trajnuese të Akademisë së Drejtësisë”.

Në fokus të kësaj punëtorie ishte vlerësimi i nevojave për hartimin e akteve normative të Akademisë së Drejtësisë, draft Planit Strategjik për periudhën 2019-2021 përfshirë edhe planin e veprimit dhe ndikimin financiar të zbatimit të tij, si dhe diskutimi i dokumenteve tjera strategjike kombëtare për nevojat e kurrikulës trajnuese të Akademisë së Drejtësisë.

Pas analizimit dhe diskutimeve të shumta, grupi punues ka hartuar këto dokumente duke u bazuar në parimet dhe mandatin ligjor të Akademisë së Drejtësisë. Me rastin e kësaj punëtorie u diskutuan edhe vlerësimi i ndikimit të strategjive shtetërore, ERA, PKZMSA, raporti i KE-së për Kosovën në programin e trajnimeve të Akademisë, Programi kornizë i trajnimit si dhe nevoja e përcaktimit të moduleve trajnuese të sistematizuara sipas fushave në trajnimet e vazhdueshme si dhe nevoja për strategji të trajnimeve të specializuara.

Pjesëmarrës ishin Drejtori i Akademisë dhe stafi nga Departamenti i Programit dhe Departamenti për Administratë dhe Financa.

Shpërndaje :