Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-04-2018

Trajnim i Trajnuesve - Etika Gjyqësore

Më 24 prill 2018, Akademia e Dritësisë në bashkëpunim me Programin e USAID-it për fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë - JSSP, ka realizuar Trajnimin për Trajnues me temë “Etika Gjyqësore”.

Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i kapaciteteve trajnuese dhe njohurive të  trajnuesve  në lëmin e etikës gjyqësore.

Trajnimi u fokusua kryesisht në elaborimin e normave të zbatueshme etike dhe normave tjera të mirësjelljes, rëndësisë së profesionalizmit, integritetit dhe dinjitetit moral, parimit të pavarësisë dhe paanësisë si dhe faktorëve që ndikojnë në cenimin e këtyre parimeve.

Paraprakisht në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan edhe sjellja jo profesionale dhe personale që zbehin besimin e publikut siç janë: konflikti i interesit, ndikimet e brendshme dhe të jashtme si dhe veprimtaritë jo gjyqësore me theks në pavarësinë financiare.

Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e Akademisë gjyqtarë të Gjykatës Supreme, gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, të nivelit themelor dhe trajnuesi nga Akademia e Drejtësisë.

Shpërndaje :