Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-04-2018

Menaxhimi i punës në administratën e sistemit gjyqësor

Më 24-25 prill 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, organizoi trajnimin me temën “Menaxhimi i punës në administratën e sistemit gjyqësor”.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishe avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me kompetencat, mandatin, planifikimin, organizmin, kontrollin dhe kornizën ligjore për menaxhimin e administratës gjyqësore.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtua menaxhimi dhe udhëheqja, dallimi në mes të menaxhimit dhe udhëheqjes, nivelet e menaxhimit, menaxhimi në administratën e sistemit gjyqësor, planifikimi si dhe vendimmarrja.

Gjithashtu janë trajtuar llojet e planeve në sistemin gjyqësor dhe efekti reciprok i tyre, planifikimi i burimeve njerëzore, buxhetit, shërbimeve dhe infrastrukturës, struktura dhe përmbajtja e një plani standard.

Me theks të veçantë u shtjelluan proceset e brendshme dhe të jashtme të punës,shfrytëzimi racional i resurseve njerëzore, metodologjia e punës me stafin, vlerësimi i performances trajtimi i barabartë i stafit, efikasiteti dhe llogaridhënia e stafit administrativ të gjykatave, llogaridhënia dhe raportimi.

Përfitues të këtij trajnimi ishin stafi administrativ i gjykatave dhe stafi i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Shpërndaje :