Më datën 01 qershor 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për prokurorët e sapoemëruar, ka realizuar trajnimin praktik në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Qëllimi i trajnimit ishte që prokurorët e sapo emëruar të njoftohen me rolin, mandatin dhe funksionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Në kuadër të këtij trajnimi praktik u prezantua një historik i shkurtër rreth themelimit, organizimit, dhe funksionimit të saj. Po ashtu u trajtuan parimet kryesore në bazë të cilave funksionon Gjykata Kushtetuese, struktura dhe raporti i saj me ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin e rregullt.
Më tej, në mënyrë të hollësishme u elaborua puna praktike e gjykatës, funksionimi i saj i brendshëm, palët e autorizuara, procesi i pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave të ndryshme të paraqitura për trajtim para kësaj gjykate si dhe nivelet e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të gjeneratës së VII të PTF-së.
01-06-2018