Më 5-6 shtator 2018, Në Akademia e Drejtësisë është duke u realizuar trajnimin me temë “Program i specializuar Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën kundër Korrupsionit”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohen: Analizat forenzike, përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në të dhënat financiare; Analizimi i transaksioneve të rriskut të lartë, përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në rekordet financiare; Intervistat dhe përgatitja për gjykim; Teknikat e intervistimit dhe sfidat, intervistimi i dëshmitarëve potencial, intervistimi i objektivëve të mundshëm, radhitja e provave, argumentet e mundshme të mbrojtjes dhe sfidat në gjyq.
Përfitues të këtij trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve për luftimin e korrupsionit, zyrtarë doganorë
10-09-2018