Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-09-2018

Programi i praktikës në Akademinë e Drejtësisë

Me datë 28 shtator 2018, në Akademinë e Drejtësisë, tri studente nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë përfunduar me sukses programin e praktikës, që realizohet në kuadër të bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Gjatë periudhës tre mujore të praktikës, studentet patën mundësi të mësojnë për së afërmi aktivitetet e Akademisë, të njihen me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial me fokus në pjesën e arsimimit ligjor, të përfitojnë nga pjesëmarrja në trajnimet e Akademisë, si dhe të ndihmojnë në përgatitjen e trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme dhe hartimin e raporteve për aktivitetet e organizuara nga Akademia e Drejtësisë.

Pas përfundimit me sukses të praktikës, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë në një koktej rasti,  u shpërndau certifikata.

Shpërndaje :