Më 19 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të projektit të GIZ-it, në kuadër të trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, ka realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i kohës dhe stresit” i cili është në kuadër të modulit të trajnimeve “Shkathtësitë e buta”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial rreth teknikave dhe mënyrave të menaxhimit të kohës dhe stresit, me qëllim të rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve më të mira në gjykata dhe prokurori.
Me rastin e këtij trajnimi, përmes rasteve praktike janë elaboruar situata të ndryshme stresuese të cilat ndikojnë në mbarëvajtjen dhe cilësinë e punës. Përveç kësaj gjatë trajnimit janë ofruar edhe këshilla se si duhet shmangur situatave stresuese duke i prioritizuar aktivitetet në gjykata dhe prokurori në baza ditore, javore dhe mujore si një nga faktorët kyç në krijimin e mjedisit relaksues të punës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin 15 pjesëmarrës prej tyre 8 nga stafi administrativ gjyqësor si dhe 7 nga stafi administrativ prokurorial.
19-11-2018