Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-12-2018

Mbrojtja e te drejtave te fëmijëve ne rastet e ndryshimit te statusit te tyre

Më 13-14 dhjetor 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF organizojnë trajnimin me temë “Mbrojtja e te drejtave te fëmijëve ne rastet e ndryshimit te statusit te tyre ”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen:  Amësia dhe atësia;  Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në procedurën e kundërshtimit dhe vërtetimit të atësisë apo amësisë; Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e dhunës në familje;  Parimi i interesit më të lartë të fëmijës;

Mënyrat dhe metodat e komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurë gjyqësore;

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-Divizioni Civil, gjyqtarët e gjykatave themelore-Divizioni Civil, bashkëpunëtorët profesional, zyrtarët e Organit të Kujdestarisë.

Shpërndaje :