Më datë 14.01.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët sapo emëruar (gjenerata VII), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Shkathtësitë personale dhe ndërpersonale”, nën moduli: “Menaxhimi i rasteve”.
Temat që do të diskutohen janë: a) Kuptimi dhe rëndësia e planifikimit; b) menaxhimi i procesit të planifikimit në bazë të objektivave; c) planifikimi i hetimit të rastit nga prokurori; d) përmbajtja e planit hetimor; e) mbyllja e hetimit, dhe vlerësimi i tij nga ana e prokurorit; f) planifikimi i masave individuale etj.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
14-01-2019