Më 13 shkurt 2019 Akademia e Drejtësisë, në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Krimi i organizuar”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve pjesëmarrës në implementimin e drejtë të dispozitave të Kodit Penal me te cilat janë sanksionuar veprat penale që ndërlidhen me krimin e organizuar si dhe problemet të cilat paraqiten në praktikë.
Në kuadër të këtij trajnimi u trajtua krimi i organizuar si formë e kriminalitetit që kryhet nga një grup personash të strukturuar dhe të organizuar me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt ose tërthorazi të dobisë financiare. Më tej u vequa konkludimi se krimi i organizuar kërcënon seriozisht zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës duke cenuar të drejtat e njeriut, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të shtetit. Vëmendje parësore, iu kushtua parandalimit, hetimit dhe ndëshkimit të krimit të organizuar që në pjesën dërmuese të rasteve kjo vepër penale është e ndërlidhur edhe me vepra tjera penale si trafikimi me qenje njerëzore, veprat penale kundër ekonomisë, kontrabandimi me mallra, veprat penale te narkotikeve etj.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë me rastin e hetimit dhe gjykimit të këtyre veprave penale.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.
13-02-2019