Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-02-2019

Barazia gjinore në procedurë gjyqësore në përgjithësi dhe në rastet e dhunës në familje në veçanti

Më 19 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV-së, ka realizuar trajnimin me temën “Barazia gjinore në procedurë gjyqësore në përgjithësi dhe në rastet e dhunës në familje në veçanti”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për dhunën në familje dhe format e shfaqjes së saj më fokus gjinor dhe zbatimi i drejtë i legjislacionit në fuqi për barazinë gjinore.

Me rastin e këtij trajnimi u trajtua legjislacioni ndërkombëtarë dhe vendorë për barazinë gjinore, dhuna në familje dhe format e shfaqjes së saj me fokus gjinor dhe urdhri për mbrojtje, kushtet për caktimin e urdhrit për mbrojtje si dhe masat për parandalimin e dhunës, procedura gjyqësore për vendosje sipas kërkesës për urdhër mbrojtje, hartimi dhe arsyetimi i vendimit sipas specifikave të çështjes duke respektuar dispozitat ligjore si dhe ekzekutimi dhe pasojat e mos ekzekutimit të urdhrit për mbrojtje.

Vëmendje të veçantë i është kushtuar çështjeve për të cilat gjyqtarët kanë pengesa gjatë shqyrtimit të rasteve që kanë të bëjnë me procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje për të zbatuar në mënyrë precize dispozitat ligjore lidhur me procedurën dhe afatet për vendosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore, si dhe bashkëpunëtorët profesional të gjykatave.

Shpërndaje :