Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-02-2019

Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale

Më datë 21.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”.

Temat që po diskutohen janë: Kërkesa për masë mbrojtëse apo anonimitet, Urdhri për masa mbrojtëse, Ndalimi i parashtrimit të pyetjeve që mund të zbulojnë identitetin, Dëshmitarët bashkëpunues, Procedura për shpalljen e personit dëshmitar bashkëpunues, Revokimi i shpalljes si dëshmitar bashkëpunues etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI) 2017-2018.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :