Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-02-2019

Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë

Më datë 22.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë”.

Temat që do të diskutohen janë: Thirrja, urdhër arresti, premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendbanimin, zbatimi i suksesshëm i procedurës penale lidhur me masat për prezencën e të pandehurit në procedurë, parakushtet për të siguruar praninë e të pandehurit në procedurën penale, dispozitat e nenit 174 ,175 dhe 176 të Kodit të Procedurës Penale etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), 2017-2018.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

 

Shpërndaje :