Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-02-2019

Parimet bazë të trashëgimisë

Më 28.02.2019 Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të UNDP, ka realizuar trajnimin me temë: “Parimet bazë të trashëgimisë”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore të Ligjit për trashëgiminë dhe krijimi i praktikave më të mira në ofrimin e ndihmës juridike në çështje trashëgimore nga ana e zyrtarëve të ndihmës juridike falas.

Gjatë këtij trajnimi janë trajtuar çështjet si në vijim: Trashëgimia me ligj, trashëgimia me testament, pjesa e domosdoshme, rrethi i trashëgimtarëve që kanë të bëjnë me pjesën e domosdoshme, llogaritjen e pjesës së domosdoshme të trashëgimisë dhe cenimi i pjesës së domosdoshme.

Në këtë trajnim janë diskutuar raste nga praktika e zyrtarëve të ndihmës juridike falas me ç ‘rast janë adresuar çështjet problematike dhe më komplekse të kësaj natyre, veçanërisht trashëgimtarët që nuk përfshihen në masën trashëgimore. Lidhur me këtë është udhëzuar se si palët mund të realizojnë të drejtën e tyre përmes padisë.

Përfitues në këtë trajnim ishin 28 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet. Pjesëmarrës në trajnim ishin edhe përfaqësues të OJQ-ve si CRPK, CLARD, NORMA si dhe Femrat Aktive të Gjakovës.

Shpërndaje :