Më 4 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të PTV-së organizoi trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës me temë: “Përgjegjësia penale e personave juridik”.
Qëllimi i këtij trajnimi zbatimi i drejtë i institutit të përgjegjësisë penale të personave juridik dhe shqiptimi i sanksioneve penale adekuate.
Me rastin e këtij trajnimi u trajtuan çështjet si në vijim: baza dhe kufiri i përgjegjësisë penale të personave juridik, procedura ligjore për shqiptimin e sanksioneve penale kundër personave juridik si dhe llojet e sanksioneve që mund të shqiptohen ndaj personave juridik.
Gjithashtu gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit patën rastin që përmes rasteve praktike të shkëmbejnë përvojat, opinionet dhe të përfshihen në debat konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Në vazhdim të trajnimit u konkludua se Ligji nr. 04/L-030 për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale duhet të plotësohet me disa nene sepse ka paqartësi në mënyrë që zbatimi i tij në praktikë të jetë më i lehtë dhe mos të ketë kundërthënie në interpretimin autentik të tij.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor nga gjitha regjionet e Kosovës.
04-02-2019