Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-03-2019

Alimentacioni dhe besimi i fëmijës

Më 01.03.2019 Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për profesionet e lira me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë juridike Falas  e mbështetur nga UNDP, organizoi trajnimin me temë: “Alimentacioni dhe besimi i fëmijës”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i  drejtë i dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me alimentacionin dhe besimin e fëmijës dhe krijimi i praktikave më të mira në ofrimin e ndihmës juridike në kontestet martesore-familjare në funksion të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve nga ana e zyrtarëve të ndihmës juridike falas.

Me rastin e këtij trajnimi u trajtuan çështjet si parimet e përgjegjësisë së prindërve, parimet për caktimin e alimentacionit, mbajtja financiare dhe ushqimi –Alimentacioni, besimi, ruajtja dhe kujdesi i fëmijëve si dhe kontakti, besimi i fëmijës njërit prind dhe caktimi i kontaktit për tjetrin si dhe besimi i fëmijës personit të tretë. Gjithashtu vëmendje të veçantë iu kushtua edhe shkurorëzimit dhe ndikimi i tij në personalitetin e fëmijës duke theksuar zbatimin e standardeve dhe legjislacionit ndërkombëtar në këtë vështrim.

Pjesëmarrësit gjatë gjithë trajnimit patën rastin që përmes diskutimit të rasteve praktike të sqarojnë dilemat dhe vështirësitë që hasin në ofrimin e ndihmës juridike në këtë fushë.

Përfitues në këtë trajnim ishin zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet si dhe përfaqësues të OJQ-ve si CRPK, CLARD, NORMA si dhe Femrat Aktive të Gjakovës.

Shpërndaje :