Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-03-2019

Vizitë e prokurorëve të sapo emëruar në “Administratën Tatimore të Kosovës”

Më 07.03.2019, prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), në kuadër të programit të trajnimeve fillestare janë duke realizuar vizitë në “Administratën Tatimore të Kosovës”.

Prokurorët u njoftuan për së afërmi me historikun e ATK-së, bazën ligjore, veprimtarinë e tyre, ndryshimet legjislative, llojet e bizneseve në Kosovë, kategorizimi i llojeve të bizneseve, regjistrimi i bizneseve, llojet e tatimeve që aplikohen në Kosovë, normat tatimore, faturat dhe kuponët fiskal, TVSH-ja, të ardhurat bruto dhe neto, kontributet pensionale, stoqet etj.

Hapja e trajnimit u bë nga drejtori i Akademisë së Drejtësisë, z. Valon Kurtaj, ndërsa si trajnues nga ATK janë: z. Sami Salihu dhe z. Fadil Revuçi.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), 2018-2019.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :