Më 07 mars 2019, Në Akademinë e Drejtësisë, z. Valon Kurtaj –Drejtori Ekzekutiv dhe znj. Valmira Pefqeli – Udhëheqëse e Programit të Trajnimeve Fillestare, kanë realizuar një takim me mentorët e fushës civile për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII).
Gjatë këtij takimi u diskutua mënyra e mentorimit të gjyqtarëve të rinj, periudha e mentorimit, listat e nënshkrimit në gjykatë, puna e gjyqtarëve të rinj në praktikë dhe ngarkimi i tyre me lëndë, forma e vlerësimit pas përfundimit të trajnimit fillestar etj.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
07-03-2019