Më 12 mars 2019, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Burgu për të mitur”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Kushtet për shqiptimin e burgut për të mitur; Kohëzgjatja e burgut për të mitur; Privimi i lirisë në rehabilitimin e të miturit, si dhe parashkrimi i ekzekutimit të burgut për të mitur.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët nga Departamenti për të Mitur i të gjitha niveleve.
11-03-2019