Më 12-15 Mars 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNODC, organizojnë trajnimin me temë “Programi i hetimeve financiare- Trajnimi 1-rë”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Hetimet financiare – planifikimi; Burimet e informacionit; Bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar; Mjetet dhe teknikat për analizën e të dhënave të shumta - detyra dhe mjete të përpunimit të të dhënave; Mbledhja dhe analizimi i të dhënave financiare; Transformimi i të dhënave financiare në prova; Analizimi dhe vizualizimi i lidhjeve; Informacioni i burimit të hapur dhe provat; Hetimi i skemave në shkallë të gjerë të pastrimit të parave; Krimet tatimore dhe doganore dhe pastrimi i parave; Marrja e asistencës nga Austria për qëllimet e hetimeve financiare, si dhe bashkëpunimi i hetimeve financiare - qasja e Irlandës.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë, bashkëpunëtorë profesional, përfaqësuesit nga institucionet si: NJIF, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës si dhe përfaqësues nga Administratat Tatimore e Kosovës.
11-03-2019