Më 22 Mars 2019, Akademia e Drejtësisë, organizon trajnimin me temë “Vendimmarrja dhe qasja në drejtësinë mjedisore – standardet ndërkombëtare dhe legjislacioni në fuqi”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Nocionet themelore që përmban Konventa e Arhusit dhe legjislacioni nacional në fuqi; Mënyrat e qasjes në informacione mjedisore; Roli i pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje dhe të drejtat për qasje në informacionet
mjedisore; Rëndësia e dispozitave mbi të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës; Përgjegjësia penale në fushën e mjedisit.
Përfitues të këtij trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunëtorët profesional.
22-03-2019