Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-03-2019

Shqyrtimi kryesor dhe marrja e provës në procedurë penale

Më 25 mars 2019  Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë: “Shqyrtimi kryesor dhe marrja e provës në procedurë penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi  i drejtë i dispozitave të Kodit të Procedurës Penale për udhëheqjen e shqyrtimit gjyqësor dhe veçanërisht në zbatimin e drejtë në radhën e marrjes në pyetje të dëmtuarve, dëshmitarëve dhe ekspertëve si dhe marrjes së provës.

Me rastin e këtij trajnimi u trajtuan çështjet si në vijim: shqyrtimi gjyqësor, provat në procedurën penale dhe ligjshmëria e provave, deklarata e të pandehurit si provë, provat e pranueshme, deklarata e dëshmitarit si dhe provat e pa pranueshme. Vëmendje të veçantë i është kushtuar marrjes në pyetje të palëve procedurale duke vënë në pah rëndësinë  dhe vlerën  provuese që  kanë   provat  për vërtetimin e drejtë dhe në mënyrë të plotë të gjendjes faktike në procedurë penale gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Përveç procedurës së shqyrtimit kryesor është trajtuar edhe faza përgatitore për mbajtjen dhe parakushtet e mbajtjes së shqyrtimit kryesor. Më tej është trajtuar edhe radha dhe mënyra e nxjerrës së provave si dhe marrjes në pyetje të palëve procedurale me theks të veçantë kush duhet i pari të parashtroj pyetje nëpërmjet mënyrës së drejtpërdrejtë dhe kush mund dhe duhet të parashtroj pyetjet e tërthorta, dhe në fund edhe provat në procedurën penale dhe ligjshmëria e provave me qëllim që të dallojnë provat e pranueshme dhe të papranueshme në procedurë gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :