Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-03-2019

Të drejtat e pronësisë industriale – Markat tregtare

Më 29 Mars 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë  “Të drejtat e pronësisë industriale – Markat tregtare”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Kuptimi i markave tregtare; Markat Tregtare si identifikues i burimit - llojet: individuale, kolektive, e kualitetit, e rezervuar, defanzive; Markat Tregtare sipas spektrit të dallueshmërisë - llojet: imagjinare, sugjeruese, përshkruese, gjenerike; Kushtet e regjistrimit të markës tregtare dhe mbrojtja juridike që gëzojnë; Të drejtat dhe detyrimet e pronarëve të markave tregtare; Mbrojtja gjyqësore dhe proceduara për mbrojtjen e markave tregtare; Kriteret e vlerësimit të shkeljes së markës tregtare; Humbja e të drejtës nga marka tregtare “pas shitjes se parë” të produktit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Departamenti për Çështje Ekonomike, Gjyqtarët dhe Prokurorët nga lëmi penale të cilët i procedojnë lëndë të natyrës së krimit financiar me theks markat tregtare.

Shpërndaje :