Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-06-2019

Nënshkrimi i memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë, GIZ-it dhe Autorëve

Prishtinë, më 10 qershor 2019, Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet GIZ, Autorëve të botimit “Udhëzuesi për Procedurën Administrative” dhe Akademisë së Drejtësisë për transferimin e të Drejtave të Pronësisë dhe të Drejtave Tjera të Autorit.

z. Valon Kurtaj- Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë theksoi se ky transferim i këtyre të drejtave në pronësi të Akademi të Drejtësisë është i një rëndësie të veçantë dhe njëherit falënderoi autorët dhe GIZ-in për bashkëpunimin.

z. Karl Weber nga Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)- Projekti për Reforma Ligjore dhe Administrative potencoi se ky projekt ka për qëllim të mbështes procesin e reformës ligjore dhe administrative të Kosovës.

Publikimi i botimit “Udhëzuesi për Procedurën Administrative” u mundësua nga GIZ dhe me rastin e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit autorët e këtij udhëzuesi z. Hasan Shala- Kryetar i Gjykatës së Apelit dhe znj. Delushe Halimi, u shprehën të kënaqur me kalimin e këtyre të Drejtave tek Akademia e Drejtësisë.

Shpërndaje :