Më 28 maj 2019, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Programor të AD-së.
Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte diskutimi i Raportit të Komisionit për Shqyrtimin e Aplikacioneve për Trajnues.
Anëtarët e Këshillit Programor shqyrtuan një nga një dosjet e pranuara të secilit aplikues në procesin e përzgjedhjes së Trajnuesve të Përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë. Si pjesë e këtij takimi dhe shqyrtimit të raportit të Komisionit për Shqyrtimin e Aplikacioneve për Trajnues, Këshilli Programor unanimisht u pajtua që ti drejtohet me një mendim Këshillit Drejtues të Akademisë lidhur me aplikacionet e parashtruara për trajnues.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Programor diskutuan edhe për mundësinë e hartimit të një Programi Kornizë të Trajnimeve në të ardhmen, por pa lënë anash në diskutim edhe tema të tjera të rëndësishme për Akademinë e Drejtësisë e të cilat bien në kompetencën e Këshillit Programor.
28-05-2019