Më 19 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Masat e diversitetit".
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Kuptimi i masave të diversitetit; Llojet dhe kushtet ligjore që duhet të plotësohen për shqiptimin e masave të diversitetit; Vështrime praktike rreth shqiptimit të këtyre masave nga Prokuroria apo Gjykata.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit policor.
18-06-2019