Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-07-2019

Ligji për shoqëritë tregtare

Më 2 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë  “Ligji për shoqëritë tregtare”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Qëllimet kryesore të ligjit dhe fushëveprimin e tij; Mënyrat e themelimit dhe shuarjes së shoqërive tregtare dhe pasojat juridike që krijojnë; Mënyrat e organizimit, struktura e kapitalit, dhe të drejtat dhe detyrimet e pronarëve, zyrtarëve të shoqërive tregtare, përfaqësuesve të tyre dhe personave të tretë; Procedurat ligjore dhe aplikimin e tyre në mbrojtjen e të drejtave që rrjedhin nga shoqëritë tregtare.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit.

 

 

Shpërndaje :