Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-07-2019

Zhvillimet kryesore në administratën e sistemit prokurorial

Më 04 dhe 05 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, ka realizuar trajnimin me temë: “Zhvillimet kryesore në administratën e sistemit prokurorial”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të kuptojnë zhvillimet kryesore lidhur me zbatimin e Ligjit për Paga, Ligjit për Zyrtarët Publik si dhe ti njoftohen me zhvillimet dhe reformën rreth administratës së prokurorisë.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit janë njoftuar me hapat konkret që janë duke u bërë në kuadër të reformës së administratës së sistemit prokurorial, proceset e brendshme dhe të jashtme të punës si dhe mënyrat më ideale për të pasur efikasitet të lartë në punë.

Po ashtu pjesëmarrësit patën rastin që përmes diskutimit të njoftohen me reformat dhe zhvillimet në administratën e Prokurorisë së Shtetit duke pasur mundësi qe ti shkëmbejnë përvojat dhe te japin ide në funksion dhe fuqizim të administratës së sistemit prokurorial.

Përfitues të këtij trajnimi ishin, Administratori nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria Speciale si dhe Administratorët e Prokurorive Themelore.

Shpërndaje :