Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-07-2019

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, 05 korrik  2019 – është mbajtur takimi i tetëmbëdhjetë me radhë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga z. Aleksandër Lumezi, Kryesues i Këshillit Drejtues - Kryeprokuror i Shtetit.

Këshilli Drejtues në këtë takim, fillimisht në bazë të kërkesës së Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë miratoi dorëheqjen e tij, pas emërimit të tij nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës si gjyqtar i Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Anëtarët e Këshillit Drejtues falënderuan z. Valon Kurtaj për kontributin e dhënë  për gjatë dy viteve në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në zhvillimin e proceseve të punës në AD për funksionim efikas dhe realizimin e mandatit ligjor të saj.

Nga ana tjetër z. Kurtaj falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues të AD-së për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në organizimin dhe udhëheqjen e punës në Akademi.

Më tej, Këshilli Drejtues vendosi për emërimin e znj, Luljetë Hetemi – Udhëheqëse e Programit për Hulumtime dhe Publikime në AD si ushtruese e detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të AD-së.

Gjithashtu, Këshilli Drejtues përgjatë këtij takimi mori vendim për fillimin e procedurës për rekrutimin e Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë.

Në këtë takim, përpos të lartë theksuarave, Këshilli Drejtues diskutoi edhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e mirë të Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :