Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-09-2019

Vizitë e gjyqtarë prokurorëve të sapo emëruar në Burgun e Sigurisë së Lartë

Me datë 04 shtator 2019 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Shërbimin Korrektues të Kosovës, organizoi vizitë në “Burgun e Sigurisë së Lartë” në Dyz, në të cilën kanë marrë pjesë gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII)  dhe prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII).

Qëllimi i kësaj vizite, ishte që gjyqtarët dhe  prokurorët e sapo emëruar të njoftohen me rolin, punën, funksionimin dhe kushtet e Burgut të Sigurisë së Lartë.

Në kuadër të kësaj vizite, gjyqtarët dhe  prokurorët u priten nga Drejtori i Burgut i cili  e bëri prezantimin lidhur me organizimin dhe funksionimin e Burgut të Sigurisë së Lartë, si dhe menaxhimin e të burgosurve, kushtet e tyre, sistemin e sigurisë, si dhe të shohin më  nga afër formën e trajtimit mjekësor për të burgosurit.

Po ashtu, gjyqtarët dhe prokurorët patën mundësi të vizitojnë objektin, si dhe të njihen edhe me hapësirat ku të burgosurit zhvillojnë aktivitete sportive, sallat e rekreacionit dhe  bibliotekës, si dhe u njoftuan rreth kapacitetit të këtij burgu për mbajtjen e të burgosurve, kategorizimin, mënyrën e realizimit të vizitave si dhe aspekte tjera që lidhen drejtpërdrejt me punën e gjyqtarëve dhe  prokurorëve.

Shpërndaje :