Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-09-2019

Kodi i Procedurës Penale-Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale

Më datë 16 dhe 17 Shtator 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale”.

Çështjet që po shtjellohen janë: Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, Kushtet për zbatimin e masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, Dëshmitarët dhe procedimi i tyre gjatë fazës së hetimeve, Dëshmitarët e privilegjuar si dhe Dëshmitarët e liruar nga detyrimi për të dëshmuar.  

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :