Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-09-2019

Shqyrtimi Fillestar dhe Shqyrtimi i Dytë

Më 17 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, ka realizuar trajnimin me temë “Shqyrtimi Fillestar dhe Shqyrtimi i Dytë”.

Qëllimi i trajnimit  ishte avancimi i njohurive profesionale të përfituesve në zbatimin e drejtë të procedurave specifike tek rastet kur kemi të bëjmë me shqyrtimin fillestar dhe  shqyrtimin e dytë në funksion të zbatimit efikas të procedurës penale.

Në  kuadër të këtij trajnimi u trajtua shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë, afatet e caktimit të shqyrtimit fillestar pas pranimit të aktakuzës dhe shqyrtimit të dytë, veprimet e kryetarit të trupit gjykues apo gjyqtarit të vetëm gjykues dhe rrjedha e shqyrtimit fillestar dhe shqyrtimit të dytë. 

Paraprakisht, u elaboruan kriteret me rastin e pranimit të fajësisë, opsionet pas pranimit të fajësisë dhe rastet e veçimit të procedurës kur ka më shumë të pandehur dhe disa prej tyre e pranojnë fajësinë në shqyrtimin fillestar e disa të tjerë jo. Më tej u sqarua se gjyqtari  i vetëm gjykues ose  kryetari i trupit gjykues, siguron që prokurori i shtetit të ketë përmbushur detyrimet që kanë të bëjnë me zbulimin e provave përkatësisht njofton të pandehurin dhe mbrojtësin e tij se para shqyrtimit të dytë duhet të  paraqesin kundërshtimet e tyre për provat e cekura në aktakuzë, të paraqesin kërkesat për hedhjen e aktakuzës nëse është e ndalur ligjërisht  të paraqesin kërkesat për hudhjen e aktakuzës për shkak të mospërshkrimit të veprës penale sipas ligjit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunetore profesional nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :