Prishtinë, 19 shtator 2019, znj. Luljetë Hetemi – U.D. e Drejtorit Ekzekutiv dhe znj. Valmira Pefqeli- U.D. e Koordinatorit të Programit në Akademinë e Drejtësisë kanë zhvilluar një takim të përbashkët me z. Skender Çoçaj – Kryesuesin e KGJK-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i KGJK-së dhe AD-së në interes të ngritjes së kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe sistemit gjyqësor në përgjithësi si dhe nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet dy institucioneve për të fuqizuar edhe më tutje bashkëpunimin ndërinstitucional në sferën e shkëmbimit të informatave në çështjet e fushëveprimit të përbashkët.
Gjatë këtij takimi përveç nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes dy palëve u diskutua edhe për procesin e planeve të trajnimeve, në veçanti për Programin e Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar e gjithashtu edhe për Programin e Trajnimeve të Vazhdueshme ku si referencë ishin ndryshimet legjislative.
Në fund të takimit bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdoj koordinimi dhe bashkëpunimi reciprok për funksionimin më të mirë dhe më cilësor të programeve trajnuese dhe shërbimeve tjera që ofron Akademia e Drejtësisë.
19-09-2019