Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-09-2019

Takim me përfaqësues të projektit Regjional “Antikorrupsion”

Më 24 shtator 2019, znj. Luljetë Hetemi, U.D. e Drejtorit të Akademisë së Drejtësisë, ka pritur në takim znj. Desislava Gotskova - Menaxhere e projektit regjional “Antikorrupsion” që implementohet nga AIRE Centre dhe RAI dhe i mbështetur nga Qeveria Britainike dhe Konrad Adenauer Foundation, znj. Ganimete Ismaili, në cilësinë e koordinatorit nacional në këtë projekt.

Ky takim u realizua në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe Sekretariatit të këtij projekti i cili është i fokusuar në gjashtë (6) shtete të Ballkanit Perëndimor me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në procesin e kthimit të aseteve  në përputhje me praktikat më të mira.

Me rastin e këtij takimi z. Gotovska ofroj për Akademinë e Drejtësisë ekzemplarë nga “Doracaku për kthimin efektiv të aseteve në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare” si dhe “Mjetet dhe praktikat më të mira në bashkëpunimin ndërkombëtar për rikuperimin e aseteve”.

Të dy palët siguruan që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje në interes të fuqizimit të kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në këtë fushë.

Shpërndaje :