Më 27-28 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të GIZ, po realizon punëtorinë për hartimin e modulit trajnues Etika Profesionale.
Qëllimi i realizimit të punëtorise është finalizimi i modulit trajnues për Etiken Profesionale. Ky modul trajnues do të përdoret gjatë trajnimeve të obligueshme të gjyqëtareve për etiken profesionale.
Gjatë punetorisë është duke u prezantuar përmbajat e modulit dhe nën moduleve, për të vazhduar tutja me hartimin e këtij materiali trajnues. Moduli trajnues do të përmbaj pjesë nga kodi i etikes, pergjegjesia, shkeljet dhe masat disiplinire si dhe procedura disiplinore.
Nga diskutimet dhe interaktivitet që po zhvillohet në punëtori, u paraqitur nevoja që moduli trajnues të përmbaj edhe shembuj nga praktika gjyqesore dhe trajnimet të fokusohen kryesishte në raste praktike.
Pjesemarrës në këtë punëtori janë, trajnuesit e Akademisë së Drejtësisë që janë angazhuar në hartimin e ketij moduli, staf i SKGJK (ish ZPD), përfaqësues nga Akademia e Drejtësisë si dhe përfaqësues të GIZ.
27-09-2019