Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-10-2019

Zbatimi i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale

Më 10 Tetor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), realizoi trajnimin me temë “Zbatimi i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Gjatë trajnimit është trajtuar e drejta e privatësisë dhe legjislacioni që e garanton këtë të drejtë, procesi i mbrojtjes së të dhënave personale, përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale, vëzhgimi me kamerë të cilat janë përpunim i të dhënave personale të cilat aplikohet në sektorë publik por edhe privat, ku si qëllim është të sigurohet jeta e njerëzve, siguria e pronës publike apo private po ashtu edhe ruajtja e dokumentacionit në mënyrë kofidenciale.

Në kuadër të këtij trajnimi po ashtu është trajtuar: mbrojtja e të dhënave në kontekst të së drejtës së Bashkimit Evropian dhe të KEDNJ-së, mbrojtja administrative e të dhënave personale, mbrojtja gjyqësore e të drejtave personale.

Trajnimi është realizuar përmes prezantimit të përmbajtjes së temave duke u shoqëruar me pyetje dhe diskutim interaktiv në mes të pjesëmarrësve dhe trajnuesve të angazhuar.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët e çështjeve administrative të nivelit të Apelit, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët ligjor nga kjo gjykatë si dhe gjyqtar nga divizioni penal nga niveli themelor si dhe prokuror dhe bashkëpunëtor profesional nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

 

 

 

 

 

Shpërndaje :