Më 10 dhe 11 Tetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Rendi juridik kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, nën moduli:“E drejta e BE-së”.
Çështjet të cilat po shtjellohen janë: Struktura e Traktateve, natyra e kompetencave dhe parimet Themelore të së Drejtës së Bashkimit Evropian, Kompetencat e Bashkimit Evropian, Institucionet e Bashkimit Evropian dhe procesi i vendimmarrjes, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Gjykata e Drejtësisë e BE-së.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
10-10-2019