Më datë 14 dhe 15 Tetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Provat në procedurën penale”.
Temat të cilat trajtohen janë: Provat gjatë hetimit, Në përgjithësi për provat, Faktet dhe vërtetimi i tyre në procedurë penale dhe Kuptimi i provës dhe mjetet e provës.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
14-10-2019