Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-10-2019

Vizitë/trajnim praktikë i prokurorëve të shtetit të sapo emëruar në Doganën e Kosovës

Më 16 Tetor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për prokurorët e sapo emëruar, ka realizuar një vizitë/trajnim në Doganën e Kosovës.

 Qëllimi i kësaj vizite/trajnimi qëndron tek njoftimi i prokurorëve të sapo emëruar me rolin, misionin, punën, strukturën dhe aktivitetet të cilat i kryen Dogana e Kosovës.

Në kuadër të agjendës së kësaj vizite/trajnimi ishin temat që lidhen drejtpërdrejt me luftimin e aktiviteteve ilegale, krimit kufitar, luftimi i trafikimit të drogës, si dhe parandalimi kontrabandimit të armëve nukleare dhe substancave eksplozive.

 Po ashtu gjatë trajnimit u shtjelluan edhe temat të ndryshme të cilat janë në interes të prokurorëve të sapo emëruar. Në veçanti u diskutua për taksën doganore, tatimin mbi vlerën e shtuar, akcizën për buxhetin e konsoliduar të Kosovës, kontrollimi i importit dhe eksportit, mbroja e ekonomisë dhe mbrojta e markave tregtare.   

Trajnimi u realizua përmes shpjegimeve teorike dhe diskutimeve interaktive, me ç ‘rast prokurorët e sapo emëruar patën rastin të shtrojnë pyetje të ndryshme për çështjet që ishin në fokus të trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të gjeneratës së VIII të PTF-së.


 

 

 

Shpërndaje :