Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-10-2019

Konferenca rajonale: "Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza e dytë"

Me  9 tetor 2019,  Këshilli  i Evropës në  Shkup realizoi  konferencën rajonale të "Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza e dytë” në kuadër të mekanizmit të koordinimit  të ekspertizës. 

Qëllimi i kësaj konference ishte që të mbështet rezultatet e fazës së parë, për të ndihmuar   bashkëpunimin teknik përshtatur sipas vendit për arritjen e  një përmbushjeje më të madhe të standardeve evropiane,  duke ofruar këshillime dhe ekspertizë si përgjigjeje  ndaj kërkesave  për analiza dhe asistencë përmes  mekanizmit  të koordinimit të ekspertizës.

Gjatë kësaj konference  u të trajtuan  çështjet  nga garantimi i drejtësisë për gjykim të drejtë dhe të paanshëm me theks të veçantë transparenca e gjyqësorit në raport me qytetarët. Vëmendje të veçantë gjatë kësaj konference iu kushtua luftës kundër krimit ekonomik,  anti diskriminimi  dhe mbrojtja  e të drejtave të cenuara. Paraprakisht  liria e shprehjes  dhe e medias si dhe barazia gjinore ishin objekt trajtimi dhe diskutimi i kësaj konference.

Në këtë konferencë morën  pjesë pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe, Turqia.

Shpërndaje :